Khloe Kardashian, nuk e ka mbajtur asnjëherë sekret dëshirën e saj të madhe për të pasur fëmijë.

Detaje ekskluzive janë siguruar nga HollywoodLife, të cilat tregojnë se Khloe po konsultohet me një specialist për të pasur fëmijë me të dashurin aktual Tristan Thompson.

Advertisement

Related image

Në fakt, Khloe po përjeton shumë dramë në këtë moment, sepse ajo jo vetëm që është 12 javë shtatzënë, por një raport thotë se ajo dhe Tristan janë ndarë. Të jetë e vërtetë?

Related image

“Khloe është e gatshme të bëhet nënë dhe ka qenë prej kohësh. Ajo do bëjë ç’është e mundur që të ketë një shtatzëni të shëndetshme dhe mban gjithnjë teste shtatzënie në tualet.” tregon një i brendshëm i familjes Kardashian për HollywoodLife.

Related image

Ajo ç’ka po ndodh në të vërtetë është se Khloe dhe Tristan kanë pasur disa probleme në çift dhe një burim tregon se një shtatzëni e saj do e mbante Tristan pranë Khloes.
“Ajo është përpjekur ta mbajë Tristan të lidhur pas vetes, duke e shtyrë të bashkëjetonin dhe me vonë ajo të mbetej shtatzënë,” thotë një burim për Star Magazine. “Khloe mendonte se Tristan ishte shpirti i saj binjak, nuk donte gjë tjetër veçse të kishte një fëmijë me të.” 
Megjithatë, Khloe nuk duket edhe aq shtatzënë në daljet e saj të fundit!

❣️I Love Myself A Mirror Selfie❣️

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Deri tani, mbeten vetëm fjalë, sepse Khloe nga ana e saj, ende nuk ka konfirmuar diçka.