Vetëm disa minuta më parë në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, u ekzekutua brenda makinës së saj me dy plumba, nënë e dy fëmijëve të mitur dhe gjyqtarja e Republikës së Shqipërisë, Fildes Hazifi.

BalkanWeb raporton se gjyqtarja ndodhej në makinën e saj, kur ish-bashkëshorti, 53-vjeçari Fadil Kasemi, ka hyrë brenda makinës dhe pas një debati të ashpër, ai ka zbrazur dy plumba drejt saj duke e lënë të vdekur në vend.

Advertisement

Trupi i viktimës ndodhet ende në makinën ku iu mor jeta nga ish-bashkëshorti, i cili e ka dhunuar sistematikisht dhe e ka kërcënuar atë me armë edhe në 2015, në sy të dy fëmijëve të saj të mitur. I arrestuar në atë kohë, ish-bashkëshorti u lirua nga amnistia.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe familjarët e të pajetës.