Mund të themi me plot gojën se është një periudhë e artë për gazetaren Fiori Dardha. E sapo kthyer nga pushimet me familjen e saj, jeta profesionale duket se po ecën më së miri. Ndërkohë që emisioni “BOOM” që bashkëprezanton me kolegen Rozana Radi do të rinisë këtë të hënë në televizionin Ora Neës, një tjetër projekt ka nisur për gazetaren. Pak ditë më parë në media të ndryshme u bënë të ditur edhe konkurentët e edicionit të ri të “Dance with Me”, ku shfaqej dhe emri i Dardhës.

Me sa duket edhe ne postimet e saj të fundit, Fiori e ka marrë me shumë entuziazëm këtë eksperiencë të re, por ndër të tjera pranon se ka bërë edhe një gabim të vogël gjatë kohës së provave me koreografin Albi Nako: “Kur nuk je mësuar të bësh aktivitet fizik dhe shkon në prova me grim. Kam kohë të korrigjohem” ka pranuar Fiori.

Të shumta ishin komentet nga ana e fansave dhe miqve të saj, që me dashamirësi uronin moderatoren. Një nga komentet që na tërhoqi vëmendjen ishte dhe ai i Emanuela Zaimi-t që për të gjithë ata që nuk e njohin është themeluesja e fondacionit “Down Syndrome Albania”. Zaimi ka komentuar në një nga postimet e Fiorit në facebook, duke i bërë një kërkëse producentes së “Dancing with the Stars” Holta Kolaneci për ta marrë edhe atë mes konkurrentëve të spektaklit. Prezantuesja ka reaguar mes të qeshurash, duke i kujtuar mikeshës së saj Zaimi, se bëhej fjalë për produksionin e Vera Grabockës dhe jo të Kolanecit.

 

Ngatërresë apo jo, morëm vesh se Fiori Dardha paska shtuar pesë kilogramë këtë verë!