Kanye West përmend Trump, #MeToo dhe problemet me bipolaritetin në albumin e ri “ye”

Pritjes i erdhi fundi! Kanye West ka publikuar albumin më të ri muzikor “ye”.

Reperi 40-vjeçar e ka bërë publik këtë projekt të tij pasi e kishte zbuluar fillimisht me livestream në një event në Wyoming.

Advertisement

Albumi përmban shtatë këngë, si “I Thought About Killing You”, “Yikes” dhe “All Mine”, ndërsa në kopertinën e albumit shkruhet: “Urrej të jem bipolar. Është e mrekullueshme”.

Albumi ka referenca të Russell Simmons, Wiz Khalifa, North Korea, #MeToo, Stormy Daniels, tradhëtisë të Tristan Thompson dhe shumë të tjera. Gjithashtu “ye” ka bashkëpunime me miq të Knaye-s si Nicki Minaj, Ty Dolla $ign, Kid Cudi dhe Jeremih. Ky është projekti i dytë nga pesë albumet e premtuara prej tij.