Disa burime kanë konfirmuar ekskluzivisht për Page Six se Kanye West është duke regjistruar fshehurazi materiale të reja muzikore me Sir Paul McCartney. Reperi dhe ish-anëtari i Beatles janë duke punuar për disa këngë të cilat mund të përfundojnë edhe në një album. Një këngë, e quajtur qëllimisht “Piss on My Grave,” (“Pshurr në varrin tim”) ka filluar të ngjallë diskutime. Edhe bashkëshortja e Kanye-t, Kim Kardashian është shprehur e habitur tek miqtë e saj për këtë titull provokues. Kanye West ka qenë prezent edhe në koncertin e McCartney-t javën e shkuar në Dodger Stadium (LA). Legjenda e muzikës edhe më parë ka shfaqur interesin për të bashkëpunuar me repera si Kanye apo Jay Z.