Justin do të performojë në Grammy Awards 2013

Nata më e rëndësishme e muzikës është bërë akoma më e madhe. Justin Timberlake i është shtuar listës së performuesve të Grammy Awards 2013. Në këtë event artisti do të performojë për herë të parë singëllin e tij të rikthimit “Suit & Tie” ndaj kurioziteti është në maksimum. Përveç Justinit të tjerë performues që do t’a zbukurojnë skenën do të jenë: Rihanna, Carrie Underwood, Dierks Bentley dhe Miranda Lambert, The Black Keys, Fun., The Lumineers, Mumford & Sons, Taylor Swift, Jack White, Elton John dhe Ed Sheeran.

Edicioni i 55-të i Grammy Awards do të zhvillohet të dielën më 10 Shkurt në Staples Center të Los Angeles-it dhe do të transmetohet në HD në rrjetin televiziv CBS, do të transmetohet live nëpër radiot në mbarë botën nëpërmjet Dial Global e gjithashtu do të mund të ndiqet edhe online në GRAMMY.com, CBS.com dhe në You Tube.

Advertisement