Konfirmon zyrtarisht ribashkimin me Chris

Rihanna s’do t’ja dijë nëse jeni kundër lidhjes së saj me Chris Brown. Ajo do të bëjë vetëm atë çka e bën të lumtur. Në intervistën e fundit për Rolling Stone, artistja nuk tërhiqet, përkundrazi konfirmon zyrtarisht se është rilidhur me Brown. Në intervistën me titull “Crazy In Love” (të dashuruar çmendurisht) këngëtarja ka shpeguar përse vendosi t’i japë një tjetër shans lidhjes së tyre, pse duhej të përballej me ndjenjat e saj vetëm për vetëm dhe nëse është e shqetësuar se Chris mund t’a godasë sërish. Ja se çfarë përgjigjesh ka dhënë vetë Rihanna:

Mbi zemërimin e më pas vendimin për t’u ribashkuar: “Doja që ai të kuptonte se si ndihej po të më humbiste. Doja të ndiente pasojat e veprimit të tij. Por isha e vërtetë me veten dhe nuk mund të mohoja atë ç’ka ndieja. Më pas vendosa se më tepër rëndësi kishte të isha e lumtur ndaj nuk do të lejoja mendimet e askujt të më pengonin. Edhe nëse është gabim, është gabimi im. Pasi u torturova për kaq vite duke qenë e inatosur dhe e mërzitur, preferova të jetoja të vërtetën time dhe të pres reagime… Mund t’i përballoj”

Advertisement

Mbi të mos pasurit mundësi të fliste me dikë për Chris:
“Mendova përse duhej të shqetësoja? Askush nuk po kalonte atë që po kaloja unë, askush nuk do të më kuptonte”.

Mbi rritjen dhe vlerësimin e njëri-tjetrit: “Kur bashkon copëza nga jashtë, nuk është puzzle-i më i bukur në botë. N’a shihni duke ecur diku, duke ngarë makinën, në studio, në klube dhe mendoni se n’a njihni. Por tani është ndryshe. Nuk kemi ato zënka. Flasim për gjëra… E vlerësojmë njëri-tjetrin. E dimë me ekzaktësi se çfarë kemi tani dhe nuk duam t’a humbasim”.

Çfarë e bën që t’a dojë Chris: “Për një periudhë të gjatë ai ishte i inatosur dhe dukej se nuk do t’a kalonte ndonjëherë, çfarëdo të bënte. Por ka kaq shumë arsye pse unë e rikonsiderova që t’a kisha në jetën time. Chris nuk është ai përbindëshi që të gjithë mendonin. Është njeri i mirë, ka një zemër fantastike, ai di të japeë, të dashurojë dhe është shumë gazmor. Ja se çfarë më pëlqen tek ai, më bën gjithnjë të qesh… Gjith ç’dua të bëj është të qesh, vërtetë… dhe dua të qesh me të”.

Mbi Chris që ka ndryshuar: “Sigurisht që secili ka mendimin e vet mbi Chris, për shkak të asaj që bëri. Ai episod do të jetë aty gjithnjë. Por ai bëri një gabim, për të cilin pagoi, madje ka paguar shumë. E di që ai është një vend ku Chris nuk do të donte të rikthehej më kurrë. Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe inkurajim në vend të kritikave dhe talljeve.

Mos është duke u përpjekur që t’a rehabilitojë Chris? “Prisni, prisni një sekondë… Mendoni se jam këtu për të rehabilituar Chris? Jo, jo, jo. Nuk është aspak qëllimi im. Më besoni! Mund t’a kisha bërë me vrap nëse do të ishte puna ime. Unë kisha për detyrë të kujdesesha për veten time, dhe këtë bëra. Nuk mendoj se do të isha këtu nëse do të mendoja që Chris nuk ishte gati. Nuk mund të them asgjë që t’ju bind tani, por për momentin jemi në një vend fantastik dhe nuk mendoj se mund të rikthehemi në episod të ngjashme me atë të para disa viteve”.

A është e shqetësuar për një përsëritje të historisë së dhunës?: “Dëgjo, po ju them tani që nuk e pranoj. Nëse ai sillet edhe një herë ashtu, ja se ç’do t’i jap unë: ASGJË. Thjesht do të largohem. Ai nuk e ka luksin e përsëritjes së atij episodi. Ky nuk është thjesht një opinion. Nuk mund të them se çdo gjë do të shkojë vaj, por jam shumë e bindur se i vjen neveri për atë që ka bërë. Nuk do të kisha shkuar kaq larg po të mendoja se ka ndonjë mundësi që episodi të ripërsëritet”.

Dashuria dobësia e saj?: “Nuk do t’a identifikoja kurrë me fjalën “dobësi”. Nuk do t’a kisha kaluar këtë situatë po të kisha qenë e dobët… S’ka shanse”.

Nuk mundet veç të vlerësojmë Rihanna-n dhe mënyrën se si e mbron të dashurin e saj… Veprimet e Brown që prej dhunës së ushtruar në 2009-ën, nuk tregojnë tjetër veçse ka ndryshuar. Urojmë më të mirën për këtë çift dhe ndërkohë ju lëmë nën shoqërinë e bashkëpunimit të tyre më të fundit muzikor “Nobodies Business”:

[youtube=http://youtu.be/dWa5ItXqCQo&showinfo=0&rel=0]