Julka kthen në realitet ëndrrën e saj për t’u bërë balerinë në “DWTS”

Në natën e dedikuar festivalit të muzikës moderne shqiptare, “Top Fest”, Julka ktheu në realitet ëndrrën e saj të fëmijërisë për t’u bërë balerinë.

Julka dhe Silvester kërcyen një ‘jive’, nën ritmet e Xhensila Myrtezajt. Performanca ishte një kombinim mes baletit klasik, aerobisë dhe jive-t.

Advertisement

Nga juria, që evidentoi disa gabime në hapat e saj, moderatorja grumbulloi 27 pikë.

Javën e kaluar, Julka menaxhoi më së miri “Rumba-n”, që mori vlerësime pozitive nga juria.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% te pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ashtu si javën e shkuar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki ishin të eliminuarit e parë të spektaklit, të premten e kaluar.