Zyrtarisht kush do ta moderojë “Big Brother Vip Albania”?

Mes dilemës dhe zërave se kush do ta moderojë edicionin e dytë të “Big Brother Vip Albania”, Bora Zemani apo Arbana Osmani, kemi një përgjigje!

Arbana Osmani!

Advertisement

Vetë faqja zyrtare e Top Channel në Instagram ka publikuar një video me momentet më pikante të edicionit të parë, si dhe suksesin e jashtëzakonshëm të reality show-t, duke na prezantuar edhe emrin e moderatores.

“Programi që theu çdo rekord shikueshmërie, programi që apasionoi shqiptarët kudo ndodhem, deri në fiksim…

Big Brother Vip Albania, me Arbana Osmanin, së shpejti në Top Channel”, thuhet në mbishkrim.

Shpeshherë është aluduar se Bora do të “zëvendësojë” Arbana Osmanin në “Big Brother Vip Albania” dhe falë postimit, këto thashetheme që kanë qarkulluar nëpër portale, kanë marrë fund.