Pas vitesh pritjeje, rikthehet Rihanna!

Rikthimi i shumëpritur i Rihanna-s në muzikë ka një datë dhe nuk është aspak larg. Sipas mediave të huaja, zëri i yllit të popit do të dëgjohet të premten në kolonën zanore të filmit “Black Panther: Wakanda Forever”.

Marvel Studios ka postuar një video të shkurtër për të ngacmuar admiruesit ku në fjalën “Forever” shkronja “R” del veçmas, së bashku me datën 28 Tetor 2022. Në video shfaqet vetëm shkrimi “Wakanda Forever”.

Advertisement

Materiali është publikuar vetëm një javë pas fjalëve se Rihanna do të ketë dy këngë në kolonën zanore të pjesës së dytë të filmit.

Albumi i fundit i saj, “Anti” u publikua në vitin 2016, ndërsa kënga “Wild Thoughts”, një bashkëpunim me Drake, e cila doli në 2017, ishte ajo që shënoi edhe pushimin e këngëtares.

Ky rikthim vjen edhe me një ngjarje tjetër të madhe, shfaqja në Super Bowl 2023 më 12 Shkurt, ku është konfirmuar se Rihanna është përzgjedhur për ngjarjen më të rëndësishme sportive në SHBA.