Mandatory Credit: Photo by Camilla Morandi/REX/Shutterstock (9040092h) Jim Carrey 'Jim & Andy: The Great Beyond' photocall, 74th Venice International Film Festival, Italy - 05 Sep 2017

Kohët e fundit kanë qenë të shumtë artistët që kanë hequr dorë nga rrjetet sociale për shkak të varësisë që krijojnë.

Por, aktori i njohur Jim Carrey ka një tjetër arsye që po heq dorë nga Facebook. Ai lajmëroi nëpërmjet një statusi në Tëitter se ka sabotuar facebook-un duke hequr dorë prej këtij aplikacioni njëherë e përgjithmonë.

Advertisement

Dhe këtë vendim e mori pasi tha se kishte marrë një mësim të mirë prej ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Postimi i plotë i Carry-t thoshte: “Rusia ndërhyri në zgjedhjet tona, por ende nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndaluar atë. I inkurajoj investitorët e tjerë, të cilët kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, ta bëjnë të njëjtën gjë #unfriendfacebook”.

Ai e ka shoqëruar fjalën e tij me një foto ku shfaqet portreti i Mark Zuckenberg pranë një butoni “unlike” me mbishkrimin “Facebook”.