Në studion e emisionit “Në shtëpinë tonë” ishte i ftuar Elton Myftiu, një personazh-fenomen, të cilit në moshën 35-vjeçare i lindi një pasion tjetër, atë për gjuhët e huaja.
42 vjeçari, biznesmen me origjinë çame, por që jeton në Tiranë, njeh 12 gjuhë të huaja, nga të cilat 8 të mbrojtura.
Elton Myftiu njeh këto gjuhë: anglisht, spanjisht, greqisht, italisht, portugalisht, frëngjisht, kreol (gjuhe e përzierë mes frëngjishtes dhe portugalishtes), gjermanisht, serbisht, kroatisht, gjuhën hebreje dhe rusisht.
Gjithashtu gjatë emisionit u zbulua se Myftiu është mik i ngushtë i marinsit amerikan, Chris Kyle që është bërë dhe një film me aktor kryesor Bradley Cooper.