Kim Kardashian ka një urim special për grimierin e saj shqiptar

Grimieri Mario Dedivanovic tashmë dihet se është personi përgjegjës për grimin në çdo dalje publike të Kim Kardashian.

Ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ dhe Mario janë takuar që në vitin 2008, pra rreth 10 vite më parë dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë më. Ditën e sotme kur grimieri me origjinë shqiptare ka ditëlindjen, ndër të parët që e ka uruar ka qenë Kim.

Ajo ka publikuar foto dhe video të realizuara ndër vite, ndërsa shkruan disa fjalë zemre për të.

“Gëzuar ditëlindjen për të parin dhe të vetmin. Të dua më shumë se ajo që përcjell një postim në ‘Instagram”, -shkruan bukuroshja krah fotos me të.