Ka kaluar rreth një vit nga ndarja e saj me partnerin francez prej 5 vitesh dhe tashmë ish-balerina e njohur jeton vetëm me të birin e saj, Gabriel.
Shpesh El Saied ndante me ndjekësit e saj shumë foto të vogëlushit,por u bë kohë që Hueyda ka zgjedhur të mos postojë më në llogarinë e Instagram-it dhe diçka e tillë ka rënë në sy të miqve të saj, të cilët edhe kanë kërkuar të dinë arsyen pse.
“Lumturia ime më e madhe është Gabrieli . Madje ka shumë prej jush që më thonë pse nuk e nxjerr Gabrielin në foto a video në Instagram. Se dua ta kem për veten time! Jam bërë egoiste!”, sqaron ajo në një video të postuar në InstaStory.
Por gjithsesi, El Saied duket se nuk do të vonojë shumë për të bërë postimin e radhës.
“Do t’ju tregoj ndonjë foto të Gabrielit së shpejti sepse ai është krenaria ime, kështu që mburrem njëçik edhe unë si gjithë mamatë me fëmijët e vetë.”- shtoi ajo.