Mami Jona tregon “vaktin” e saj të preferuar

Moderatorja e njohur u bë mama e një djali më 17 shtator dhe emocionet e para pak përpara lindjes, dhe ato pasi i vogli erdhi në jetë, ajo i ndau me të gjithë në një video që na la të gjithëve pa fjalë.

 Vogëlushin e ka pagëzuar me emrin Raiden dhe ai mban një kuptim të veçantë, si Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës. Me ardhjen në jetë të Raiden, Jona është larguar disi nga rrjetet sociale dhe vëmendja mediatike, pasi, ka preferuar që t’i përkushtohet në maksimum mëmësisë.

Advertisement

Pak minuta më parë moderatorja ka publikuar një foto të ëmbël nga mëngjesi i saj me vogëlushin dhe duket se ajo është një nënë e ‘çmendur’ për të birin.

“Raiden, vakti i parë: Vitamina D. Jona, vakti i parë: Këmbët e tij”,- shkruan moderatorja krahas fotos ku tregon këmbët e vogla të të birit.

 

View this post on Instagram

 

Raiden, Vakti i pare: VitaminD Jona, Vakti i pare: Kembet e tij?

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu) on

 Ndonëse në foto duken vetëm këmbët e bebushit, ky është postimi i parë ku shfaqet me të birin.