Gjërat më fantastike që kanë ndodhur në Snapchat

Që nga tatuazhi i vetullave që bëri Bella Thorne e deri tek sherri i Kanye West me Taylor Swift i publikuarnga Kim Kardashian, këto janë ngjarjet më fantastike që janë postuar ndonjëherë në Snapchat.
1. Tatuazhi i vetullave i Bella Thorne
Bella Thorne vendosi të bënte tatuazh vetullat e saj dhe e dokumentoi të gjithë procedurën në Snapchat. Videot e saj nisën që nga dizenjimi i vetullave e deri tek procedura me gjilpëra.
2. Talljet e Dani Mathers në palestër
Modelja e Playboy Dani Mathers bujë me postimet e saj në Snapchat për një femër që ishte lakuriq në dhomën e zhveshjes së një palestre. “Nëse unë nuk e shmang dot së pari, atëherë do e shikoni dhe ju”, shkruajti ajo. Disa caste më vonë ajo publikoi edhe një foto të vetën duke qeshur. Edhe pse modelja më pas kërkoi falje që ishte tallur me trupin e një vajze në palestër, ajo u pushua nga puna që kishte në një stacion radioje dhe u dëbua përgjithmonë nga të gjitha palestrat në Los Angeles.
3. Inati i Justin Bieber për selfiet me fansat
Në Shtator të 2015-ës, Justin Bieber deklaroi në Snapchat se nuk ishte i interesuar të bënte selfie me fansat. “Nëse filloni të bërtisni më shumë, nuk më bëni të dua një selfie me ju. Zakonisht unë bëj foto me fansat, por nëse nuk e bëj, ose nëse nuk jam në humor për foto në atë cast, ju lutem më respektoni dhe më trajtoni ashtu sic dëshironi t’ju trajtojnë ju”, tha ai.
4. Protagonistja e “Bachelorette” anoncoi fituesin para finales
Protagonistja e shfaqjes “Bachelorette”, Kaitlyn Bristowe padashur zbuloi se i zgjedhuri i saj ishte Shawn Booth, para se të transmetohej finalja e shfaqjes. Pas katër javësh transmetimi ajo postoi në Snapchat disa foto ku ishte në shtrat me të zgjedhurin e saj.
5. Paqja mes Kylie Jenner dhe Blac Chyna
Kylie Jenner dhe armikja e saj e përbetuar Blac Chyna postuan një foto në Snapchat për t’i treguar fansave se i kishin tejkaluar të gjitha problemet mes tyre. Të dyja kanë qënë në sherre e debate të herëpashershme, kryesisht online, duke qënë se Kylie është lidhur me ish-in e Chyna dhe babain e fëmijës së saj, Tyga, ndërkohë që Chyna tashmë është lidhur me vëllain e Kylie, Rob, dhe pret një fëmijë prej tij.
6. Operacionet plastike të Kailyn Lowry
Në Janar 2016 Kailyn Lowry shkoi tek doktorr Michael “Dr. Miami” Salzhauer, i cili është i njohur se i poston operacionet e tij në Snapchat.  Po kështu, doktorri publikoi edhe operacionin për ngritjen e të pasmeve të Kailyn.

Advertisement