Ka vetëm 3 ditë që Era Istrefi ka publikuar NO I LOVE YOUS singëllin e saj më të fundit në bashkëpunim me French Montana.
E teksa të gjithë ngriheshim në mëngjes e bënim një xhiro nga profili i French Montanës për të parë nëse e kish bërë post këngën apo jo dhe në fakt ai e ka postuar që në ditën e publikimt në Twitter, që të qetësohej Vesa Luma :p sot pamë të ndodhë edhe diçka tjetër.
Elvana Gjata ka postuar foton e Erës, promovuese të NO I LOVE YOUS. Madje ka dhënë edhe një opinion për këngën… Shkëputini për një moment sytë nga shkrimi dhe shihni foton… E gjeni dot?
Elvana ka vendosur një top magjik lejla…
Në fakt është shumë bukur kur sheh se si artistet mbështesin njëra-tjetrën në karrierat e tyre ndërkombëtare (nuk është hera e parë), por për ne do të ishte magjike të shihnim këto dy artiste në një bashkëpunim…
Ku i dihet! Mbase një ditë 🙂