Në Katalonjë 90 përqind e zgjedhësve votuan pro pavarësisë së rajonit nga Spanja dhe kjo mund të ndryshojë në mënyrë radikale perspektivën e klubit të futbollit Barcelona që rrezikon të përjashtohet nga La Liga.

Në këtë kuadër, drejtuesit e klubit mund të vendosin se në cilin kampionat të Europës do të aplikojë për të marrë pjesë, diçka që u la të nënkuptohet edhe nga presidenti Bartomeu.

Advertisement

“Katalonja po kalon momente të vështira dhe komplekse. Përsa i përket deklaratës së pavarësisë është një situatë e ndërlikuar dhe që mund të tensionohet në të ardhmen. Është një temë që do të diskutohet edhe në bordin drejtues të klubit, i cili në fund do të dijë të gjejë zgjedhjen më të mirë”, u shpreh ai.

Në ditën e referendumit në  Katalonja mbi 840 persona u plagosën nga përleshjet me policinë spanjolle që kërkoi të bllokojë procesin e votimit. Kjo situatë shtyu drejtuesit e Barcelonës që të luanin ndeshjen e kampionatit me Las Palmas me dyer të mbyllura, sfidë që u fitua 3-0.

Ndërkaq, Katalonja është në një grevë të përgjithshme, një nismë së cilës i janë bashkuar edhe dy klubet e futbollit të këtij rajoni, Barcelona, Espanyol dhe Girona, të cilët anuluan seancat e tyre stërvitore të parashikuara për këtë të martë.