Foto të pa publikuara më parë të dasmës së Kim & Kanye

Për 1 vjetorin e martesës mes Kim Kardashian e Kanye West, ylli i reality ka vendosur të bëjë publike disa prej momenteve më intime të ceremonisë së martesës së tyre.
Në disa fotografi të postuara në rrjetin social Instagram nga 34 vjeçarja, çifti shfaqet i veshur tepër elegant, ndërsa shkëmbejnë një puthje në një karrocë luksoze, përpara se të marrin pjesë në mbrëmjen përpara ditës së martesës.
Ceremonia martesore mes Kim dhe Kanye u mbajt në një Kështjellë të Shekullit të 16-të Itali dhe ka qenë njër prej dasmave më të përfolura të showbizit botëror.

Advertisement