“Dheepan” nga Jacques Audiard fiton “Palmën e Artë” në Festivalin e Kanës

Mbrëmjen e së dielës janë ndarë çmimet në Festivalin e Filmit në Kanë në edicionin e tij të 68-të, ku ka triumfuar filmi “Dheepan” nga regjisori Jacques Audiard, i cili fitoi “Palmën e Artë”.
Ndërkohë, çmimi “aktorja më e mirë” është ndarë mes Rooney Mara dhe Emmanuelle Bercot.
Kritikët kanë reaguar menjëherë, duke e cilësuar si të papritur këtë vendim të jurisë së Festivalit.
Ndërsa si “aktori më i mirë” është vlerësuar francezi Vincent Lindon për rolin e tij në filmin “La Loi du Marché”.
Çmimi i dytë i Festivalit të Kanës shkoi për regjisorin hungarez Laszlo Nemes, me filmin e tij “Saul Fia”, ndërsa “The Lobster” i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin e tretë.

Palme D’Or: Dheepan
Grand Prix: Son of Saul
Jury Prize: The Lobster
Best Director: Hou Hsiao-hsien
Best Actor: Vincent Lindon
Best Actress: Rooney Mara and Emmanuelle Bercot
Best Screenplay: Michel Franco (Chronic)
Camera d’Or (Best first feature): La Tierra Y la Sombra

Advertisement