Gjatë koncertit të fundit të këngëtares Dua Lipa ne Shanghai, disa fansa janë larguar me forcë nga personeli i sigurisë.
I just CANT believe it. This is the show of Dua Lipa in Shanghai. All the fans are forbidden to stand out and could only sit on to see the show?!? If you don’t, the guard would use violence to kick u out. It’s unbelievable… #dualipa pic.twitter.com/quITZNLVxU
— Neo (@imneo_) September 12, 2018
Teksa Dua ishte duke performuar një prej hiteve të saj, punëtorët e sigurisë shkuan drejt disa personave që ndodheshin në rreshtat e parë të koncertit dhe filluan t’i ngrinin nga vendi, madje përdorën dhe forcë ndaj tyre për t’i detyruar të largohen.
Dua Lipa Cried In Shanghai China Tonight pic.twitter.com/Tz17SRGpiH
— Liability (@958353005) September 12, 2018
Si fillim u mendua se kjo u bë për shkak të mbrojtjes së Duas, por e vërteta duket se është ndryshe. Fansat e tjerë të pranishëm në koncert kanë thënë se në fakt personeli i sigurimit i ka larguar njerëzit sepse ata mbanin disa flamuj të cilët i përkasin komunitetit ‘LGBT’.
“Mbrëmë bëra gjithçka për fansat e mi, sepse i kisha premtuar një shfaqje. Unë qëndrova pranë tyre, këndova dhe kërceva me ta. Unë do të qëndroj pranë jush për dashurinë dhe besimin tuaj dhe jam krenare dhe mirënjohëse që ju u ndjetë të sigurt për të treguar prirjen tuaj në koncertin tim. Gjithmonë dua që muzika imë të sjellë forcë, shpresë dhe unitet. Unë u tmerrova nga ajo çfarë ndodhi dhe dua t’i dërgoj n dashurinë time të gjithë fansave që u përfshin në këtë ngjarje. Do të doja të kthehesha një ditë kur të jetë koha dhe të mbajmë një koncertë në një sallë të mbushur me ngjyra. Të dua Shanhai.” -shkroi këngëtarja.