Duke folur për “Dancing With The Stars” (programi i kërcimit i cili pritet të fillojë këtë të premte në Vizion Plus) tek You&Me në Radio NRG me Julkën dhe Arjonin, ky i fundit zbuloi arsyen përse nuk mori pjesë në këtë edicion.
Pasi Julka e pyeti lidhur me mospjesëmarrjen e tij në këtë program, ai iu përgjigj: “Unë i falenderoj shumë edhe Holtën (producenten) edhe autoren, sepse para se të fillonte Dancing më bënë ftesën zyrtare, të cilën e pranova në formë pasive, pasi nuk kisha vendosur asgjë konkrete. Bëra një kontroll tek mjeku, pasi une kam operuar këmbën tek tendina e Akilit dhe më tha që nuk ështe e rrezikshme, por nuk ta keshilloj. Pasi kisha kaluar nëntë muaj me paterica, me allçi dhe dy operacione, vetem ato fjalë më mjaftuan për të mos rrezikuar. As ajo eksperiencë edhe as lekët që sjell nuk e justifikonin dot një rrezik të atillë”, përfundoi Arjoni.
E ndërkohë që moderatorët komentonin pjesëmarrësit dhe balerinët e DWTS, ishte Olta Ahmetaj, një nga balerinat, e cila po dëgjonte emisionin duke dërguar mesazhe plot humor e batuta.
Kujtojmë që Arjoni ka qënë pjesëmarrës në edicionin e katërt të këtij spektakli.