Bleona Qerreti është njohur gjithmonë si këngëtarja që nuk njeh kufinj.
Ajo ka thyer shpesh tabu, ka sjell trende dhe shumë stil. Por, këtë herë na ka treguar që trendin nuk e ka sjell vetëm për ne, por edhe për shumë personazhe me famë botërore. Bleona ka publikuar një video ku tregon se trendet në veshje që ajo vendos janë “kopjuar” më vonë dhe nga emra shumë të njohur të ekranit ndërkombëtarë.
Në video duken emra të njohur si Rihanna, Nicky Minaj, Jennifer Lopez, Paris Hilton, Cara Delevinge dhe Kendall Jenner që kanë veshur fustane me model të njëjtë si i asaj, disa vite ose pak kohë pasi Bleona ishte shfaqur me to.
Kjo ishte një mënyrë mjaft e mirë e këngëtares për t’i dhënë një mesazh të gjithë atyre kritikëve që e kanë gjykuar për pamjen dhe look-un e saj “të guximshëm”.