Parlamenti votoi kundër dhënies së lejes që kërkonte Prokuroria për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, por ata pranuan vetëm hetimin, dhënien e garancisë pasurore, kontrollin e banesës dhe ndalimin e daljes së tij jasht shtetit.

Mazhoranca votoi me 75 vota pro dhe 60 kundër raportin e saj që i lejon Prokurorisë vetëm hetimin e ish-ministrit të Brendshëm. Ndërkohë, me 75 vota kundër dhe 60 pro, nuk u miratua raporti i opozitës që në “sinkron” me kërkesën e Prokurorisë, kërkonte edhe arrestimin e Tahirit. Gjatë votimit nuk pati asnjë surprizë, por vetë Saimir Tahiri nuk mori pjesë. Në fillim të seancës vetë deputeti Tahiri para se të linte sallën tha se mirëpriste çdo vendim.

Advertisement

Ndërkohë, në fjalën e saj pas votimit, Monika Kryemadhi tha se ka votuar pro arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahirit. Gjatë fjalës së saj, ajo akuzoi mazhorancës se nuk është në gjendje që të shkëputet nga krimi dhe se po e lejon bandat që të vazhdojnë aktivitetin e tyre.