“E pranova vdekjen”, Avril Lavigne publikon këngën e re pas një mungese të gjatë

Këngëtarja 33-vjeçare pa tmerrin me sy në katër vitet e fundit. Ajo u infektuar nga sëmundja Lyme në 2014-n dhe është rikthyer më në fund për të kënduar.

Ditën e djeshme, Avril Lavigne publikoi këngën e parë nga albumi më i ri “Head Above Water” me të njëjtin titull. Një baladë kjo kaq dramatike e shoqëruar me piano, ku shprehet qartë periudha e saj e errët që kaloi gjatë këtyre viteve larg skenës.

Advertisement

Ajo ka folur për origjinën e këngës në një intervistë me PEOPLE. “Një natë mendova se po vdisja, dhe pranova faktin se do të vdisja”, rrëfen ajo.

“Nëna ime u shtri në shtrat me mua dhe më mbajti. E ndjeja sikur po mbytesha. Teksa mezi merrja frymë, po lutesha: “Zot, më lejo të mbaj kokën mbi ujë. Dhe në atë kohë nisa të shkruaj këngën dhe të bëj albumin. Më dukej sikur kisha ngelur në diçka. Një eksperiencë shpirtërore”.