Një tjetër dokumentar për Amy Winehouse

Një dokumentari i ri për këngëtaren legjendare Amy Winehouse është vetëm një muaj larg. Pitchfork raporton se “Amy Winehouse – Back To Black” do të tregojë historinë e albumit të fundit të këngëtares.

Ky dokumentar vjen tre vjet pas të parit të titulluar “Amy” , për të cilën regjisori Asif Kapadia fitoi Oskarin në kategorinë për “Dokumentarin më të Mirë” në vitin 2016. Trailer-i prej 30 sekondash nuk tregon shumë nga ato që mund të presin nga filmi i ardhshëm, por në të përfshihen intervista me bashkëpunëtorët e saj si Mark Ronson dhe Salaam Remi. Gjithashtu do të shikojmë një performancë intime live të saj nga Grammy 2008, ku fitoi pesë çmime të tilla.

Advertisement

Më 23 korrik të vitit 2011, këngëtarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, vetëm 5 vite pasi arriti majat e klasifikimeve botërore dhe fitime marramendëse.