Duket se lajmin e ndarjes Kim do ta japë në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”

Në trailerin final të emisionit “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian shfaqet e përlotur.

Nuk dihen arsyet e këtij emocioni, por fansat e kanë lidhur këtë reagim me ndarjen e saj nga Kanye West.

Advertisement


“Keeping Up With the Kardashians” duket se do të këtë një përfundim shumë emocionues dhe plot surpriza. Për herë të parë, emisioni u transmetua më 2007-tën dhe pas 20 sezoneve pritet që të përfundojë.
Jemi të gjithë kureshtarë të zbulojmë diçka më shumë rreth jetës së saj private. Kohët e fundit po përflitet se Kim i ka dhënë fund martesës 6-vjeçare me bashkëshortin e saj, reperin Kaney West, por asgjë nuk është konfirmuar.