Emri i saj po përflitet në vende të ndryshme të botës, por mesa duket Dua Lipa nuk ka qenë aq e kënaqur me emrin.
Në një intervistë të gjatë për prestigjiozen “The Guardian”, këngëtarja ka treguar se nuk e ka pëlqyer shumë emrin e saj kur ishte e vogël. Ajo ka thënë se kur ishte e vogël donte emër tjetër, por tani është krenare me emrin që i ka vendosur gjyshja.
“Tani jam krenare, por kur isha duke u rritur doja të quhesha Hannah, Sarah, Ella… diçka normale. Sepse me Dua duhet t’u shpjegosh të gjithëve se jam nga Kosova”,- ka thënë Lipa.