Tashmë për prezantuesin e famshëm Jimmy Kimmel është bërë e zakonshme që këngëtaret mjaft të njohura si RiRi, Britney Spears apo Miley Cyrus të hyjnë në dhomën e tij të gjumit në orët e vona të natës vetëm për ta zgjuar.
Këtë herë listës iu bashkua dhe Dua Lipa veshur si në klipin e këngës “Electricity”, pra me bluzë të shkurtër dhe mbathje.
Në klip, këngëtarja dhe kërcimtarët e saj pushtuan shtëpinë e moderatorit në orën 12:24 pas mesnate.
“Më uroni fat”, thotë Dua, ndërsa çon ekipin e saj në dhomën e gjumit ku Jimmy po flinte.
Ajo këndoi këngën “Elektricity” dhe kërceu mbi krevat ndërkohë që Jimmy u zgjua i trembur. Në fund u shtri pas tij dhe e pyeti: Si t’u duk?
Pasi shijoi të gjithë performancën, Jimmy u kujtua se nuk e kishte gruan pranë vetes:
“Çfarë ndodhi me gruan time?”, tha ai.