Klea Huta zbulon detaje nga emisioni me VIP-a

“VIP Club”, kështu do të quhet emisioni më i ri që do të nisë në “Top Channel” nën drejtimin e moderatores Klea Huta.

Prej kohësh ajo ka njoftuar se do të sjellë një risi me këtë projekt të ri dhe në fakt, sipas autorit të programit Artan Korenica, përgatitjet kanë filluar një vit më parë.

Advertisement

Ai ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin e mëngjesit “Wake Up” sëbashku me Klean, ku folën për programin e ri dhe përzgjedhjen e VIP-ave shqiptarë që do të bëhen pjesë e këtij formati.

Artani u shpreh se ka më shumë se një vit që merret me këtë projekt, pasi ende nuk kishte gjetur njërëzit e duhur dhe momentin e përshtatshëm.

 

View this post on Instagram

 

???? ? ???? ?????? ?❀???

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on

 Ai zgjodhi njërëz që i njihte personalisht dhe mendoi se do ti përshtateshin formatit.

Ndërsa moderatorja e emisionit Klea Huta tregoi se gjithçka është në lëvizje dhe nuk ka biseda ulur dhe rehatuar.

“Personazhet shfaqin një anë tyre të vërtete me anë pyetjeve të drepërdrejta që nuk i lënë kohë të mendohen,në këtë mënyre shprehin ç’u vjen për momentin.Nuk kemi menduar ti vemi në siklet.Nuk mund të shkosh mysafir në shtëpinë e dikujt dhe ti vësh në siklet.Ata duhet ta gjejnë vetën aq komod sa të tregohen të sinqertë.Nuk synojmë që të bëjmë pyetje ngacmuese që të kthehet lajm në Shqipëri”, ka treguar Klea.