Dua Lipa feston arritjen e rradhës në karrierën e saj muzikore (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm në muzikë, me anë të një postimi në Instagram, ka treguar një tjetër arritje në karrierën e saj muzikore.

Dua Lipa ka arritur shifrën 2 milionë përsa i përket albumeve të shitura në të gjithë botën. Dua Lipa shkroi në rrjetin social: “2 milionë albume në të gjithë botën. I dua që të gjithë fansat dhe ekipin tim”.

Advertisement

Kënga e fundit e Dua Lipës, “One Kiss” në vetëm 3 javë ka arritur 39 milionë klikime në Youtube. Ky fakt tregon qartë se sa e pëlqyer është ajo në të gjithë botën.