Justin Timberlake bën video me telefonin e këtij shqiptari gjatë koncertit (Video)

Justin Timberlake është një artist që numvron shumë fansa nëpër botë, përfshirë këtu dhe shumë shqiptarë.

Koncertet e tij janë plot të papritura dhe rrallë herë fansat e tij të “zjarrtë” kanë fatin të jenë në rreshtin e parë.

Advertisement

Para pak ditësh ai mbajtur koncertin e tij në California, ku dy shqiptarë nga Kosova kanë patur fatin të ndodhen pikërisht në rreshtin e parë. Fati deshi që Timberlake të bënte video me telefonin e Kem Qerimit, fotograf i njohur shqiptar, i cili ishte me të dashurën e tij. Sigurisht që çifti është lumturuar pa masë pas këtij veprimi të këngëtarit. Shihni në videon më poshtë, që ka postuar vetë fotografi.