Eli Fara tregon për herë të parë se si e do partnerin e jetës

Ajo është padyshim një nga këngëtaret shqiptare, që të gjithë kur e shohim themi: Eli nuk do të plaket kurrë.

E ftuar dje në “Xing me Ermalin”, Eli Fara ka folur për herë të parë si për martesën, propozimet, por edhe cilësitë që duhet të ketë shoku i saj i jetës.

E pyetur nëse ka një shok, këngëtarja u përgjigj: “Po vë njeri para vajzës unë?” ndërsa për martesën Eli u shpreh: “S’kam thënë kurrë qe do martohem ose s’do martohem. Propozime ka shumë nga të gjitha moshat, s’di nga t’ja filloj”.

Ndërsa e pyetur nëse ndihet rehat me një shok moshatar apo më të ri, Eli tha se do ndihej e përkëdhelur dhe e mbrojtur me një mashkull më të madh se ajo.

“Me një mashkull më të rritur në vite, ndihesh më e përkëdhelur, më e sigurt, më e mbështetur, më e mbrojtur. Kurse me më të ri, qoftë edhe moshatar duket sikur femra bëhet lider dhe përgjegjësi e madhe më duket”, u shpreh këngëtarja.