Në nurmin e ri të revistës V magazine, pjesë e kopertinës është pikërisht “zëri i momentit”, Dua Lipa.

E egër, provokuese ose siç thotë vetë ajo, një femër fatale kopertinash, këngëtarja 23-vjeçare, përveç setit fotografik mahnitës është intervistuar gjithashtu edhe nga e famshmja Katy Perry.

Advertisement

Ja një fragment i shkëputur nga intervista:

Perry: Si duket çatia e ëndrrave të tua?

Lipa: Nuk ndihem asnjëherë e plotësuar, sepse ka gjithmonë diçka tjetër për të parë përpara. Dua të jem nervoze dhe e trembur nga ëndrrat e mia, por në të njëjtën kohë, dua të kem aq besim në vete sa t’i arrij ato.

Perry: Mendoj se kjo është receta e suksesit. Të mos rehatohesh.