Revista prestigjoze “Forbes” ka publikuar listën e 30 të rinjëve me ndikim më të madh në Europë.

Në këtë listë të të rinjve nën moshën 30 vjeç, janë përfshirë dhe dy këngëtaret nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa. Rita Ora udhëhoqi sezonin e “America’s Next Top Model”, ishte dizajnuese e koleksioneve të veshjeve dhe me shumë hite më 2017. Ajo u kthye fuqishëm më 2017 me hitin “Anywhere” që ka dominuar në disa top-lista botërore, transmeton Albinfo.ch.

Advertisement

Dua Lipa, që pati vitin më të suksesshëm në karrierë deri tani, përfshihet në listë falë sukseseve me albumin debutues. 22-vjeçarja u bë hit botëror me “New Rules” që ka marrë më shumë se 925 milionë klikime në YouTube si dhe u bë femra e parë që dominoi në top-listat zyrtare të Britanisë së Madhe që nga viti 2015. Ajo gjithashtu është “ambasadore” e linjës së dyqaneve sportive “Foot Locker”.

Në listë përfshihen edhe yjet e sportit si Anthony Joshua e Paul Pogba.

Kjo është lista e 30 evropianëve të rinj më me ndikim:

-Rita Ora
-Dua Lipa
-Lady Leshurr
-Zara Larsson
-Maisie Williams
-Aj Tracey
-Hayley Squires
-Bill Skarsgard
-Sampha
-Paul Pogba
-Daniel Kaluuya
-Hannah John-Kamen
-J Hus
-Paapa Essiedu
-Nathalie Emmanuel
-Millie Bobby Brown
-Ray BLK
-Jacob Anderson
-Josh Wilson
-Carolina Marin
-Katinka Hosszu
-Jonnie Peacock
-Laura Kenny
-Max Verstappen
-Ricky Rubio
-Little Mix
-Vaughn McKenzie-Landell
-Anthony Joshua
-Alexander Zverev
-Karolina Pliskova