Drake sëmuret keq, anulon koncertet

Çfarë i ndodhi reperit?

Drake është sëmurë keq dhe anuloi dy shfaqjet e tij në Miami. Reperi shkroi një mesazh në Instagram dhe i kërkoi falje fansave të tij, pa bërë të qartë shkakun.

Advertisement

“Dua të them se më vjen shumë keq për këto dy shfaqjet në Miami. U sëmura kaq shpejt dhe nuk kam përjetuar asnjëherë asgjë të tillë në jetën time. Ndryshe nga anulimet e tjera apo rregullimet e datave, këtë e kam ndjerë dhe dua të kërkoj falje, sepse e urrej që të zhgënjej çdokënd që vjen për të ndarë këto momente me ne. Faleminderit dy mjekëve dhe infermiereve që po kujdesen për mua gjatë gjithë kohës. Miami meriton të jap 100% dhe e premtoj këtë eksperiencë kur të rikthehem. Faleminderit Zot që më lejove të shërohem”, -shkroi Drake.

Nga mesazhi i tij, duket se gjendja është serioze…