Demi Lovato buzëqesh sërish!

Demi Lovato u fotografua për herë të parë pas mbidozës.

Këngëtarja 26-vjeçare duket se e ka marrë sërish veten pas periudhës së errët të verës, kur u shtrua në spital nga mbidoza. Gjithë buzëqeshje, Lovato po mbante një kafe në dorë pranë qendrës së rehabilitimit, teksa fliste me një grua tjetër.

Advertisement

Për momentin ajo është regjistruar në një qendër rehabilitimi në Chicago për të vijuar trajtimin, nga e cila u transferua javën e kaluar në një tjetër në East Coast.