Rita Ora në një lidhje me Chris Brown?

Hmmmm, diksh të na shpjegojë ç’po ndodh vërtet!

Chris Brown dhe Rita Ora, janë përfolur disa herë se mund të jenë të lidhur. Sipas rapotimeve të fundit, dy këngëtarët kaluan natën së bashku në Milano duke festuar në një club. Shumë njerëz i filmuan që këncenin të dehur në krah të njëri-tjetrit.

Advertisement

Aludimet mbi një marrëdhënie të mundshme nisën kur Chris Brown komentoi në një foto të Ritës në Instagram: “Sa seksi”, ndërsa ajo tha për The Sun se “e do Chris-in në nivele të ndryshme, respekton mënyrën si ai trajton miqtë dhe familjen.”

Nga ana tjetër zbuluam kohët e fundit se Chris ka një dobësi për shqiptaret. Këtë e ka treguar vetë Instagrami i tij, ku ka bërë “follow” shumë personazhe të njohur shqiptare.

Gjithsesi, le ti kthehemi mbrëmjes. Thuhet se ata u larguan për tek hoteli i Chris-it dhe se kaluan natën bashkë. Ç’do të thotë kjo?