Çfarë duket në pamje të parë si një klip i “thjeshtë”, në fakt nuk është aspak ashtu…
Elvana publikoi ditën e djeshme këngën “Ku vajti” (dashuria?) e bashkë me të edhe klipin me një koreografi aspak të zakontë ideuar nga Albi Nako.
Pikërisht për këtë, këngëtarja na tregoi se me shumë punë, të qeshura e të qara, rezultatet janë si më lart.
E teksa po ushtrohej për skenën e hedhjes në ajër nga balerinët, ehh, për atë “do biesh, do biesh do thyesh në mes, pastaj do ngrihesh”… Të paktën balerinët e kanë pritur goxha mirë!
Edhe njëherë tjetër, Elvana na tregoi se çdo gjë që bën është tepër origjinale dhe e paparashikueshme.