Që Drake dhe Kanye kanë bërë paqe këtë e dimë të gjithë tashmë sepse ky është një nga lajmet më të papritura të vitit. Ai që po prisnim me padurim ishte koncerti i tyre i përbashkët që u mbajt mbrëmë në Los Angeles. Kauza që i bëri dy reperët bashkë është për të ndihmuar dhe për të kërkuar lirimin nga burgu të mikut të tyre të përbashkët – Larry Hoover. Koncerti u transmetua drejtpërdrejt në “Amazon Prime” dhe po ashtu ka mbledhur para për organizatat jofitimprurëse të reformës për burgjet.
Performanca filloi disi më vonë se sa ishte planifikuar, por filloi me një mix të jashtëzakonshëm të kryer nga Kori i Shërbimit të së Dielës së West, i cili filloi me një interpretim të “O Fortuna”. Pas numrit të hapjes nga kori, West dhe Drake dolën në krye të shkallëve në një mur tymi dhe zbritën në qendër të skenës së bashku. Drake u nis drejt vijave anësore ndërsa West u ngjit në majë të skenës së madhe të mbuluar me mjegull, ku performoi disa prej hiteve të tij më të mëdha.
Pas një ore, Drake iu bashkua West dhe të dy performuan hitin e West të vitit 2007 “Can’t Tell Me Nothing”. Dyshja u përqafuan përpara se West të largohej, duke lënë në qendër të vëmendjes Drake i cili po ashtu performoi disa prej hiteve të tij ndër vite. Por, bëri edhe një deklaratë të fortë duke e quajtur Kanye “idhull”. Ndonëse kanë bërë paqe, artistët kanë patur një marrëdhënie shumë të komplikuar dhe kjo gjë e thënë nga Drake nuk pritej.
Një nga momentet më virale është kur Kanye përsëriti dëshirën e tij për një pajtim me Kim Kardashian. Gjatë interpretimit të “Runaway” nga albumi i tij i vitit 2010, Ye përsëriti refrenin “Kam nevojë që të vraposh menjëherë tek unë” dhe më pas shtoi: “Më konkretisht, Kimberly”. Kjo është hera e dytë në javët e fundit Ye ka deklaruar publikisht dëshirën e tij për t’u pajtuar me yllin e “Keeping Up with the Kardashians”.
Padyshim ky koncert është kryefjala e rrjeteve sociale ditën e sotme. Videot e dy reperëve janë kudo teksa komentet nuk mund të ishin më pozitive. Shumë njerëz në rrjetet sociale janë shprehur se të shihje ata duke performuar së bashku ishte “një moment ikonik për kulturën e hip hopit”.