Channing Tatum ka një grua të re në jetën e tij.
Aktori ka hedhur pas dashurinë e shkuar, Jenna Dewan- in dhe momentalisht është në një romancë me këngëtaren Jessie J. Të paktën kështu thuhet!
Jessie J dhe Channing janë njohur së bashku në një klub golfi dhe kujt i shkonte mendje se ata mund të nisnin së bashku një romancë. Ata nuk kanë reaguar rreth këtij lajmi, mirëpo ku ka zë nuk është pa gjë. Nga ana tjetër ish-bashkëshortja e aktorit të “The Magic Mike”, vazhdon të jetë ende beqare.
Channing dhe Jenna i dhanë fund martesës së tyre 9-vjeçare, por thanë se do të mbeten miq të mirë.