Selena Gomez shtrohet në psikiatri

Selena Gomez po merr trajtim të shëndetit mendor për shkak se nuk është mirë nga gjendja emocionale.

Këngëtarja, pas një krize të fortë paniku, është momentalisht në një institucion psikiatrik në Bregun Lindor Amerikan ku po merr gjithë trajtimet e nevojshme.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme është shtruar në spital dy herë gjatë dy javëve të fundit, raporton TMZ. Incidenti i parë ndodhi në shtëpinë e saj Studio City në javën e fundit të shtatorit. Ajo u dërgua në Cedars-Sinai ku qëndroi për disa ditë, para se të shkonte në shtëpi.

Megjithatë në fund të javës së kaluar Selena u shtrua në spital për të njëjtin problem, por këtë herë reagoi shumë më keq. Sipas TMZ Gomez u përpoq të largohej nga spitali, por mjekët këmbëngulën se ajo nuk mund ta bënte për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.

Më 24 shtator, Selena njoftoi se po bënte pak pushim nga mediat sociale. Në shtator, u raportua se ish i dashuri i saj Justin Bieber u martua me modelen Hailey Baldwin, edhe pse ende e pakonfirmuar. Kjo mendohet se është edhe një nga arsyet se pse Selena ka shfaqur probeme emocionale.

Mbrëmjen e djeshme Bieber është parë tek hynte në kishë, shumë pak kohë pasi lajmi i Selena-s qarkulloi nëpër media. Këngëtari është parë në kishë pa gruan e tij Hailey Baldwin dhe nga fotot e shkrepura nga paparacët, dukej më shumë se i trishtuar. Bieber është parë i shoqëruar nga miqtë e tij, të cilët duket se i kanë dhënë mbështetjen e tyre. Justin dhe Selena janë lidhur dhe ndarë disa herë në shumë vite me radhë, por duket se historia e tyre mori fund në pranverë të 2018-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.