Fëmijët shqiptarë do të mësojnë në shkollë për Noizy-n

Noizy është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë, i cili me këngët e tij u bë tejet i dashur për të rinjtë.

Dhe duket se tekstshkrueshit e kanë vënë re këtë dashuri të madhe të të rinjve dhe e kanë përdorur në librat shkollore!

Advertisement

Mbrëmjen e djeshme, Noizy publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto të shkëputur nga një libër shkollor, në të cilin pyeten nxënësit për jetën e reperit.

“Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____” – shfaqet në foton e publikuar nga Noizy, krahas së cilës shkruan “në tekste shkollore”.

Do të donim të dinim sa dakord bien prindërit me këtë ushtrim…