Çfarë performance! Dua Lipa ngre në këmbë publikun në Billboard Music Awards (Video)

Ylli i pop-it Dua Lipa u shfaq në Billboard Music Awards të mbrëmjes së kaluar për të performuar hitin e saj “New Rules” të shkëputur nga albumi i parë vitin e kaluar “Dua Lipa”.

Ashtu si në videon e këngës, Lipa u bashkua me një grup vajzash. Në mënyrë të ngjashme duke marrë detaje nga videoja zyrtare, grupi i Lipa-s adoptoi atmosferën e  pishinës, ngjyrave verore si dhe flamingon e famshme në qendër të skenës.

Advertisement

Megjithëse këngëtarja nuk ishte nominuar për çmimet Billboard, “New Rules” ka qenë në vend të 6-të në listën e “Hot 100” në fillim të vitit.

Mos humbisni performancën e saj më poshtë: