E kemi thënë edhe më parë se një film për jetën e Meghan Markle dhe Princ Harry-t pritet të transmetohet në televizionin Lifetime, por tashmë kemi zbuluar edhe kastin e aktorëve si dhe disa foto të shkëputura gjatë xhirimeve.

Meghan do të portretizohet nga Parisa Fitz-Henley (Jessica Jones) dhe princi nga Murray Fraser (The LochVictoria).

Advertisement

Harry & Meghan: Historia e Dashurisë Mbretërore do të mbulojë marrëdhënien e çiftit, që nga momenti që u prezantuan nga një mik i përbashkët deri tek fejesa në nëntor 2017.

Megjithëse nuk dihet ende data ekzakte se kur do të jetë premiera, filmi pritet që të vijë gjatë pranverës.