Në javët e fundit të shtatzënisë, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kishin veçuar disa emra për djalin që do të vinte në jetë.
Më 6 tetor lindi djali i parë i kryebashkiakut dhe regjisores. I pyetur rreth emrit të vogëlushit, Veliaj deklaroi se do të ishte një emër shqiptar dhe tirons mbi të gjitha.
Mes listës së emrave shqiptarë të djemve gjendet edhe Kajan dhe kjo ishte e pritshme, nisur edhe nga deklaratat e mëhershme të Veliajt. Po kështu të njejtin emër mban edhe një fshat si dhe komunë e qytetit të Elbasanit. Megjithatë emri Kajan mbart vlera të veçanta në kultura të tjera.
Sipas astrologjisë indiane, Kajan është një emër që përfaqëson siguri, pavarësi, të ardhme dhe karrierë. Emri përfaqëson sukses, humanizën, orientuar drejt karrierës. Kajan është një emër që përfaqëson famë.
Njerëzit që mbajnë këtë emër, po sipas kësaj astrologjie, janë të prirur të jenë bujarë, shumë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Kanë një shpirt të lartë vetëmohimi dhe sakrifice. Kjo është edhe arsyeja pse ky emër është një emër i besueshëm.
Kajan është një emër i prirur për të pasur vizion, diskret në raport me komunikimin me njerëzit, por shumë të shoqërueshëm dhe të dashur , kurajozë, guximtarë dhe të fiksuar pas perfeksionit.