Më në fund publikohet një foto e Adelina Tahirit me vogëlushin Jon

Adelina Tahiri po përjeton momente mjaft të veçanta mëmësie, pas ardhjes në jetë rreth 1 muaj e gjysmë më parë të të birit, Jon.

Deri më tani këngëtarja ka publikuar shpesh foto të Jonit por asnjëherë me fytyrë.

Advertisement

Megjithatë në një foto që po qarkullon në internet, Joni shfaqet për herë të parë me fytyrë edhe pse sytë janë të mbuluar. Të veshur të dy me të zeza, Adelina dhe Joni duken shumë bukur pranë njëri-tjetrit.