Çfarë kishte të veçantë shfaqja e Louis Vuitton që e bëri Kanye-n të qante? (Foto)

Pas muajsh pritjeje, më në fund drejtuesi i ri artistik për Louis Vuitton prezantoi koleksionin e tij të parë për meshkuj.

Si fillim pasi themeluesi i firmës Off-White, Virgil Abloh, u caktua drejtuesi artistik për sektorin e meshkujve në firmën luksoze, Louis Vuitton, duke zëvendësuar kështu legjendarin Kim Jones, gjithë bota e modës ishte sy e veshë se si do të ishte koleksioni i tij i parë.

Advertisement

Pritja mori fund dhe shfqaja u prezantua në Jardin de Palais Royal në Paris. Emra të famshëm si Kim K dhe Kanye, Rihanna, Naomi Campbell, Kylie Jenner, Travis Scott, etj, ishin prezentë, duke dëshmuar kështu fillimin e një epoke të re për shtëpinë e modës.

Ja çfarë duhet të dini:

Virgil ftoi mijëra studentë të modës në shfaqje, për t’i bërë kështu të kuptonin se dhe edhe ata kanë një vend në këtë industri.

Koleksioni quhej “Ne Jemi Bota”. Pra, koncepti është i qartë, vetë Louis Vuitton është një markë që konsiston në rroba të dizenjuara për të qenë sa luksoze dhe praktike në udhëtime, e si e tillë Abloh shpjegoi se e gjitha bazohet në një vështrim global të diversitetit ndërthurur me ADN-në e udhëtimit të vetë Vuitton.

Grupi i jazz-it kontemporan BADBADNOTGOOD, performuan live. Në sfond dëgjohej gjithashtu edhe “I Thought About Killing You”, marrë nga albumi Ye i Kanyes.

?

A post shared by Zach Macklovitch (@zach.macklovitch) on

Koleksioni ishite monokormatik (pra një ngjyrësh), si fillim…

?

A post shared by Zach Macklovitch (@zach.macklovitch) on

…dhe më pas “shpërtheu” në ngjyra.

Ndër të tjera, momenti më kulminant ishte pikërisht fundi, ku Virgil falenderoi të pranishmit dhe sigurisht përqafoi një nga miqtë e tij më të ngushtë prej vitesh, Kanye West, i cili nuk duroi dot dhe shpërtheu në lot nga emocionet.