Bora Zemani do të zëvendësojë Andresën tek “E Diela Shqiptare”?

Këtë sezon të ri, “E Diela Shqiptare” në Tv Klan do të nisë më ndryshe nga herët e tjera.

Ardit Gjebrea sqaroi se emisioni do të jetë shtatë orë dhe nis në orën 12:30. Në orën 16:00 do të transmetohet rubrika “B. E Caffe”, në orën 17:00 do të vijohet me Eni Çobanin në “Shihemi në gjyq”, ndërsa në orën 18:00 është “Kënga Magjike”.

Advertisement

Në orën 14:00, Arditi dhe Andresa prezantuan “Telebingo Shqiptare”, rubrikë që do të vazhdojë për dy javë, para se të nisë zyrtarisht emisioni i plotë së bashku me rubrikat e tjera.

Duke shfrytëzuar rastin, Ardit Gjebrea hodhi poshtë zërat se Bora Zemani do të zëvendësojë Andresa-n; të dyja do të jenë pjesë e “E diela shqiptare”.