Fotografi i dasmës së Gjikos dhe Elitës ishte këngëtari i njohur

Këngëtari i njohur Butrint Imeri, përveçse i ftuar, kishte dhe rolin e fotografit të dasmës madhështore së Gjikos dhe Elita Rudit këtë fundjavë.

Gjatë dasmës, ai i rrëmbeu aparatin fotografik të fotografit kosovar Norik Uka dhe nisi të shkrepte foto në çdo cep të dasmës.

Këtë moment, Butrinti e ka ndarë edhe me ndjekësit në “Instagram” përmes një video, ku duket shumë i përqëndruar duke fotografuar çiftin e sapomartuar teksa kërcejnë.

“Ekskluzivisht për Gjikon dhe Elita Rudin”- shkruan krahas videos këngëtari Butrint Imeri.

Mesa duket është dashur një ngjarje kaq speciale që Butrinti të zbulojë hapur pasionin e tij për fotografinë.